Krijimi i një modeli shkollor të qëndrueshëm
Si është situata?
Shkollat e mesme në Maqedoninë e Veriut përballet me një sërë sfidash në lidhje me qëndrueshmërinë e tyre.
Për sa i përket energjisë, shumica e shkollave përdorin lëndë djegëse fosile (naftë dhe gaz) dhe kështu shkaktojnë emetime të gazrave serrë (dioksid karboni, metan, ozon, etj.) që shkaktojnë ndryshime klimatike dhe ngrohje globale.
Shkollat, dhe veçanërisht shkollat e mesme, më së shpeshti janë të vendosura në sipërfaqe të mëdha, të cilat kërkojnë burime ujore për mirëmbajtjen e tyre. Gjithashtu, shumë nga shkollat profesionale bujqësore kanë plantacionet e tyre, të cilat kërkojnë ujitje të vazhdueshme. Zakonisht, uji i pijshëm përdoret për ujitje në sasi të mëdha, gjë që kontribuon në humbjen e ujit të pijshëm, por edhe në rritjen e faturave.
Në fushën e menaxhimit të mbeturinave, shkollat, veçanërisht ato që kanë një numër të madh nxënësish, prodhojnë sasi të mëdha mbeturinash, të cilat zakonisht nuk trajtohen dhe nuk shfrytëzohen.
Cila është sfida?
Sfida e këtij Inokampi është shkencore-edukative, ku ne duam të krijojmë një model realist të një shkolle të (vetë)qëndrueshme, e cila do të përdoret si ndihmë mësimore në lëndët e shkollës së mesme.
Nga njëra anë, shkollat do të kenë mënyra për të forcuar qëndrueshmërinë e tyre në vitet e ardhshme, dhe nga ana tjetër, ato do të kenë një mjet vizual në formën e një modeli që do të përdoret në mësimdhënie për të kuptuar një sërë procese dhe fenomene që aktualisht nxënësit nuk kanë mundësi t’i perceptojnë në terma praktikë si: ndryshimi i klimës, menaxhimi i mbetjeve, shfrytëzimi i mbetjeve, menaxhimi i burimeve ujore, shfrytëzimi i energjisë diellore dhe të erës, etj.
Qëllimi i zgjidhjes së sfidës?
Qëllimi i kësaj sfide është krijimi i një modeli prototip të një shkolle të qëndrueshme që përdor burimet natyrore, por edhe ripërdor burimet dhe produktet e përdorura tashmë në vetë shkollën.
Projekti “Kampet e Inovacionit në bashkëpunim me Rrjetin e Mësimit Eksperiencial” zbatohet nga Shoqata LEAD me mbështetjen financiare të UNICEF-it dhe Suedisë.